15:46 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / LB

Howe pas eliminimit të Newcastle-s: Nuk u mbrojtëm mirë

Menaxheri i Newcastle-s, Eddie Howe, ka folur pas humbjes nga Milani dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Skuadra angleze u mund mbrëmë nga Milani (1-2), duke i dhënë fund aventurës në ligën më të madhe evropiane.

Howe thotë se skuadra e tij, nuk u mbrojtë mirë në të dy golat e pësuara.

“Deri në një pikë kemi bërë disa gjëra vërtet të mira. Disa momente ishim dominues, por ndoshta na duhej goli i dytë”, ka thënë ai.

“Nuk u mbrojtëm mirë në të dy golat. Të dyja skuadrat donin të fitonin. Ne u përpiqem të qëndronim në Ligën e Kampionëve, por mendoj se duhej të ishim më të guximshëm”, ka theksuar Howe.