18:03 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Hoxha: “Prishtina, sikur Kek-u e Llapi”

Mbrojtësi i Feronikelit, Yll Hoxha ka deklaruar që skuadra e tij nuk i frikësohet ballafaqimit me Prishtinën.

Ekipi i Zekirija Ramadanit para derbit, qëndron në vendin e parë me 5 pikë më tepër se Prishtina.

“Nuk e di fjalën frikë, sepse ne hymë në çdo ndeshje njësoj. Sikur me Kek-un si me Prishtinën, ashtu edhe me Llapin. Nuk kemi frikë por respekt të njejtë si gjithë kundërshtarët tjerë” deklaroi Hoxha.

Ndeshja Prishtina – Feronikeli zhvillohet të mërkuren në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Indeksonline/