10:07 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoxha: T’i përvjelim mëngët dhe të angazhohemi më shumë për në BE

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka kërkuar angazhim nga të gjitha institucionet vendore për angazhim maksimal në procesin integrues.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimet në BE, dhe se duhet përvjel mëngët për më shumë punë në reformat që dalin nga procesi integrues.

“ Integrimi në Bashkimin Evropian është alternativa jonë e vetme!.Prandaj, të gjithë duhet të angazhohemi edhe më shumë. Ne nuk kemi rrugë tjetër, andaj, t’i përvjelim mëngët dhe me më shumë besim, guxim, përkushtim dhe kreativitet, të punojmë për reformat që dalin nga procesi integrues si dhe drejt vlerave të BE-së”, ka shkruar Hoxha. /Indeksonline/

 

Temat: