09:44 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Hoxhaj: 11 shtatori, ditë e dhimbjes dhe e kthesës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, në përvjetorin e sulmeve terrotiste në SHBA, ka thënë se populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan.

Hoxhaj, ka marrë pjesë sot bashkë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn, në zbulimin e memorialit “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

“11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës. Humbja e jetëve të pafajshme me 11 shtator bashkoi tërë botën në luftën kundër të keqës globale. Ajo ditë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është çdo herë e më i palëkundur kur popujt bashkohen për të mirën e përgjithshme. Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan! Sot, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, zbuluam memorialin “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA.”