Hoxhaj i uron mirëseardhje diplomatit që do i zë vendin Johnson-it
Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson ka dhënë dje dorëheqje.
Ndërsa, vendin e tij pritet ta zë Jeremy Hunt.
Këtij të fundit, është zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ai që e ka uruar për postin.
“Kosova është mirënjohëse për kontributin e Boris Johnson në rrugën e forcimit të marrëdhënieve mes ë dy vendeve tona. I urojmë mirëseardhje tani Jeremy Hunt. Presim që marrëdhëniet mes Kosovës e Britanisë të jenë edhe më të afërta”, ka shkruar Hoxhaj./Indeksonline/