16:31 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje diplomati i Britanisë, Boris Johnson

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Dorëheqja e tij vjen disa orë pas dorëheqjes se Ministrit për Brexit, David Davis, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Largimi i tij erdhi 30 minuta para adresimit të Kryeministres Theresa May në parlament në lidhje me planin e saj për Brexit, gjë që ka nervikosur deputetët konservatorë.

Ndërkaq, pas dorëheqjes thuhet se zëvendësimi i tij do të shpallet së shpejti./Indeksonline/