21:12 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Hoxhaj: Kandidati për president duhet të jetë i PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing se kandidati për presidenti të Kosovës duhet t’i takojë PDK’së.

“Mandati i presidentit u ndërpre dhunshëm nga Specialja. Kandidati të jetë i yni”, ka thënë ai.

 “Kemi ardhur në përfundim që nëse dikush kërkon votë nga ne, do të duhej të llogarisë për propozimin për president. Në PDK realisht ende nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta. Ne mendojmë se një sistem demokratik qeverisë dhe partia e parë edhe e dyta edhe e treta. Mund të qeverisë edhe opozita në etapa të shkurtra.”, shtoi ai.

Hoxhaj ka thënë se nuk do ta votojnë Ramush Haradinaj për president, pasi ky i fundit ka shpallur ambiciet për këtë pozitë.

Mandati i ish-presidentit Hashim Thaci është dashur të përfundonte në mars të 2021 por i njëjti dha dorëheqje pasi u ftua nga Gjykata Speciale në Hagë.