19:30 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Hoxhaj me kritika të forta ndaj Kurtit e VV-së: Kryeministër hije me qeveri praktikantësh

Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj përmes një statusi në Facebook,  me kritika të shumta i është drejtur kryeministrit Kurti, duke i thënë se ai është zhdukur dhe nuk po shfaqet.

Ai ka thënë se Kurti është kryeministër hije dhe se qeveria e tij është një qeveri praktikantësh.

Hoxhaj ka vazhduar me kritika ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla, duke thënë se ajo sot në vend të kërkim falje ndaj deklaratave të saj për UÇK-në ka shkuar edhe më tej duke e marrë në mbrojtje Serbinë.

Mirëpo Hoxhaj ka thënë se në seancën e sotme ku u provua të heshtet opozita, një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe se partia që ai drejton nuk do të zmbrapset dhe nënshtrohet asnjëherë.

Postimi i plotë i tij: