75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Me marrëveshje, dëshmuam se kemi kapacitet t’ia dalim pa ndërkombëtarët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë të jashtëzakonshme ka folur për marrëveshjen e re të demarkacionit.

Ai ka thënë se PDK e përshëndet  dhe i përgëzon dy presidentët për deklaratën duke e quajtur një ngjarje e veçantë dhe zhvillim i ri, raporton Indeksonline.

Duam të falënderojmë partnerët e koalicionit për bashkëpunimin dhe rolin vendimtar për këtë deklaratë. Kjo tregon që PDK dhe partnerët e koalicionit po marrin obligime që janë ndërkombëtare dhe iu dalim zot. Janë tri momente pse kjo deklaratë është e rëndësishme, rikonfirmohet gatishmëria e PDK për të zgjidhur çështjen e vizave, për çka kemi pritur të zgjidhet tash e tri vite, kemi treguar që Republika e re e Kosovës që po feston dekadën e parë ka kapacitet pa përkrahjen e ndërkombëtarëve të zgjidh problemet me fqinjët dhe që ka kapacitet të zgjidh të gjitha çështjet bilaterale me vendet tjera”, ka thënë Hoxhaj.

Është koha e fundit q Kuvendi i Kosovës ta votoj marrëveshjen pas arritjes së kësaj deklarate të përbashkët që qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër vendeve Shëngen e që do të ishte arritja më e madhe në dekadën e parë të shtetësisë për Kosovën.

“Ftoj të gjithë deputetët të votojnë marrëveshjen dhe të lëvizim përpara. Qëndrimi i PDK është i qartë, kryetari ynë ka kërkuar konsensus politik tërë kohën dhe përmes kësaj kohe arrihet konsensusi”, tha Hoxhaj.

Ai tha se nuk është marr me agjendën e festimeve për 10 vjetorin dhe nuk mund të jap arsye për shtyrjen e seancës.

“Duhet të përmbushim obligime tona të brendshme, liberalizimi po ashtu ndodh si mund të koordinohet agjenda jonë me atë të BE, Këshilli Evropian ka mbledhje në javën e parë të marsit, dhe në një seancë të radhës duhet ta ratifikojmë këtë. Kur takohet KE, ka një afat në mars, në qershor, në shtator e dhjetor, prandaj është e rëndësishme të koordinohemi të ecim përpara se sa kur do të mbahet seanca e Kuvendit”, ka shtuar Hoxhaj.

Sipas tij, për PDK marrëveshja do të duhej të ratifikohej sa më shpejt dhe pika e fundit që ka qenë kërkesë e spektrit politik e kahershme, të rishikohet dhe të korrigjohet. I pyetur se kujt i takon merita për marrëveshjen, Limajt apo Thaçit, ai nuk ka dashur të flas shumë.

“Demarkacioni ka ndarë spektrin politik në Kosovë dhe PDK kërkoi një konsensus për të zgjidhur këtë çështje. Deklarata e përbashkët është mundësi e mirë që i mbyll të gjitha dilemat për partitë politike. Nuk jam ai i cili fol në emër të presidentit, ai ka njerëz që flasin për të. Presidenti ka rolin që fol në politikën e jashtme”, ka thënë tutje Hoxhaj. /Indeksonline/