16:43 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Hoxhaj: Nëse rrimë n’shpi këto 14 ditë, pas 6 javëve mund t’i kthehemi jetës normale!

Udhëheqësi i komuniteti për Siguri Kibenertike dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke folur për gjendjen aktuale si pasojë e pandemisë COVID19, ka dhënë mendimin e tij se kur pritet të përfundojë izolimi dhe të tejkalohet kjo krizë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij pas 6 javëve mund t’i kthehemi jetës normale.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kur do përfundoj?!
Një pyetje qe ne vazhdimësi është duke mu bere. Bazuar ne te dhënat mjekësorë sa i përket kohës se inkubacionit dhe periudhës shtesë kontrolluese, pandemia tek ne do përfundoj kur ne periudhën 2 javore nuk do kemi raste te reja te konfirmuara dhe kësaj duhet shtuar dhe 2 jave kontrolluese atëherë do jen 4 jave!

Ne planin konkret, nëse ne jemi vigjilent Rime N’Shpi, dhe nuk ndihmojmë shpërndarjen e koronavirusit ne dy javët e ardhshme.

Atëherë pas 6 javëve mund ti kthehemi jetës normale!