21:29 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / AR

Hoxhaj për shkarkimin e Dakës: Shkelje e Kushtetutës, Osmani po i shërben Kurtit

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani.

Hoxhaj u shpreh se Osmani është duke i shërbyer kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se shkarkimi i Dakës është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Vetëm mënyra se si është shkarkuar Valdete Daka është manifestim i një mendësie dhe qasje autoritare. Bëjnë përpjekje që ta kontrollojnë mënyrën e menaxhimit të procesit zgjedhor, bëjnë përpjekje që të kontrollojnë mediet e pavarura, ekonominë e lirë të tregut.

Presidentja Osmani është e nominuar nga zotëri Kurti dhe i shërben Kurtit. Aty nuk ka kurrfarë dyshimi dhe mendoj se këtë e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Hoxhaj për Telegrafin.

Ai u shpreh se, “PDK-ja i ka nënshkrimet gati ku do të koordinohemi edhe me subjektet tjera politike, sepse mendojmë se kjo është çështje që na takon të gjithëve, që të koordinohemi për një çështje të tillë”, tha Hoxhaj.

Mos i humb