23:34 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Hoxhaj: Qeveria ka bërë gabim gjeo-strategjik, kundër interesave të Kosovës

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës. Të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës. Vendimi i sotëm është krejtësisht kundër kësaj!”, ka shkruar Hoxhaj.