20:45 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hoxhaj takon Fylen dhe Schwarzenbergun: Kosovës i duhet mbështetja e vendeve mike evropiane

Zëvendës kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj po qëndron në Çeki, ku ka zhvilluar takime të shumta. Ai ka takuar edhe ish-komisionerin për zgjerim, Stefan Fyle, si dhe ish-ministrin e Jashtëm të Çekisë, si dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Duke i falënderuar për mbështetjen dhe angazhimin për Kosovën, Hoxhaj ka thënë është shumë e rëndësishme për Kosovën përkrahja nga Çekia, sikurse edhe nga vendet e tjera të Evropës, për procesin euro-integrues dhe liberalizimin e vizave.

“Bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave përmes studentëve, shoqërisë civile, medias dhe profesionistëve nga të dy vendet mbetet prioritet”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se Kosova ka ende nevojë për vëmendjen e shteteve mike evropiane, e në vecanti në fushën e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.