17:03 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoxhaj telefonatë me ambasadorin William Walker në 22 vjetorin e masakrës së Reçakut

Përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker.

Ai tha se për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, Walker dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe.

“Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën.”, ka treguar Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker. Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, ai na dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe. Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën. Reçaku është dhimbja dhe kujtesa e jonë kolektive. Lavdi martirëve! Mirënjohje ambasadorit Walker.