14:36 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / LB

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për viktimat në aksidentin në Bullgari

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me një minutë heshtje në shenjë solidarizimi me familjarët e 45 viktimave që vdiqën këtë të martë në Bullgari.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, u shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave.

Kujtojmë se këtë të martë do të vazhdojë punimet e seancës plenare të nisur të enjten e javës së kaluar ku do të shqyrtohen raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe pika të tjera të mbetura të rendit të ditës.