19:57 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / LB

Chelsea-Arsenal, këto janë formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit mes Chelseat dhe Arsenalit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja e 25-të.

Blutë janë në vend të tretë në renditjen tabelare me 62 pikë, në përpjekje për ta konfirmuar një vend në top-katërshe.

Ndërkohë, Topçinjtë mbajnë vendin e pestë me 54 pikë, tri më pak se Tottenham Hotspur, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.