13:28 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / LB

Dreka e punës me Kurtin e Bislimin, Lajçak mbërrin te vendtakimi

Ka nisur takimi mes të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe Kryeministrin të vendit, Albin Kurti.

Lajçak tanimë veçse ka arritur në vendin ku do të takohet me dyshen, Kurti dhe Bislimi, raporton gazetari Venhar Isufi. Ai ka publikuar fotografitë nga arritja e Lajçakut dhe Kurtit në një restorant në periferi të Prishtinës.

Lajçak dhe Kurti po takohen për një drekë pune ku siç bëri të ditur kreu i ekzekutivit sot do të diskutojnë për gjashtë kushtet që ai ka përmendur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.