Ekskluzive: Dyshohet për të plagosur në afërsi të Manastirit, raportohet se brenda tij janë rreth 30 persona
Grupe të organizuara të strukturave serbe po vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të objekteve në Manastir të Banjskës, në afërsi të cilit sot në orët e para të mëngjesit është vrarë një pjësëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është plaogur.
Burime të IndeksOnline bëjne me dije se si pasojë e shkëmbimeve me armë zjarri, dyshohet se ka edhe persona të plagosur.
Sipas këtyre burimeve janë rreth 30 persona të cilët janë barikaduar në këto objekte afër Manastirit.
IndeksOnline ka publikuar edhe pamje ku dëgjohen krisma në afërsi të Manastirit.
Pas këtij rasti është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës.