13:51 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / LB

Franca superfuqi e Evropës/ A mund të pezullohet liberalizimi i vizave? Çka thotë Xhavit Haliti (Video)

Deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për çështjen e vizave ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik.

Së fundi, këtë çështje e ka komentuar, deputeti i Kuvendit të Kosovës,  nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.

Ky i fundit në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se Franca nuk ka marrë ndonjë vendim për marrjen e masave kundër liberalizimit të vizave.

Më tutje, ai ka thënë se Franca është superfuqi në Evropë, dhe se politika evropiane bëhet në marrëveshje të shteteve të mëdha.

“Franca është superfuqi në Evropë, dhe mendoj që politika evropiane bëhet në marrëveshje të shteteve më të mëdha dhe vendimet merren në mënyre unanime. Vendimi për liberalizmin e vizave është marrë një herë dhe arsyet për ndryshmin e këtij vendimi janë të potencuara në vendim. Nëse, Kosova e shkel këtë marrëveshje, atëherë mund të ndodhë kjo, port ani për tani nuk ka diçka të tillë”, ka thënë ndër të tjera Haliti. /IndeksOnline/