15:24 / E Enjte, 16 Mars 2023 / LB

Fushë Kosovë/ Aksident i rëndë, vetura bie nga ura (Video)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë ku një veturë ka rënë nga një urë.

Vetura ka rënë nga ura duke pësuar dëme të mëdha.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bresje në Komunën e Fushë Kosovës, ndërsa rrethanat ende nuk dihen.

Qytetarët janë ndalur dhe po e ndihmojnë të aksidentuarin deri në ardhjen e ambulancës.