20:04 / E Hënë, 03 Janar 2022 / LB

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut merr një vendim për 7 pjesëtarë të ‘Grupit Kumanova’

Gjykata Supreme në Maqedoninë e Veriut ka vërtetuar dënimin e Apelit për shtatë pjesëtar të ‘Grupit Kumanova’.

Vendimin e Supremes e kanë marrë ditën e fundit të vitit 2021 në ora 16:00, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, vendimin e Gjykatës Supreme që mos të ketë rigjykim për rastin e Kumanovës, pala mbrojtëse e vlerëson si shkelje flagrante e ligjit, pasi nuk është marrë parasysh asnjë provë e palës mbrojtëse.

Mbrojtja ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgit.

Kujtojmë se pjesëtarët të cilët e kanë pranuar vendimin janë të dënuar me burgim të përjetshëm.