75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / LB

Kurti e Vuçiqi pritet të takohen në tetor

Zv.kryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka folur për liberalizimin e vizave.

Ai deklaroi se është kërkuar një rivlerësim për plotësimin e kritereve, pasi që një vlerësim i tillë nuk është bërë që nga viti 2018.

Sipas tij, kjo është bërë dhe kështu kjo temë është pika e pestë e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave që mbahet më 14 tetor.

Po ashtu, ai deklaroi se nuk mund të japin ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë liberalizimi dhe se tashmë kriteret janë përmbushur.

“Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë”, ka thënë ai.

Tutje, zv.kryeministri ka folur edhe për një takim të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Bislimi theksoi se një i tillë është paraparë që të mbahet gjatë tetorit por që ende nuk ka diçka të konfirmuar.