17:05 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / LB

Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë dy deputetë të rinj në Grupin e saj Parlamentar.

Kjo për faktin se deputetët Bedri Hamza dhe Fadil Nura kanë fituar pa balotazh në Mitrovicë, përkatësisht Skenderaj.

Vendin e tyre pritet ta zënë, Rashit Qalaj, ish drejtori i Policisë së Kosovës, dhe Isak Shabani.

Qalaj në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se po pret që të kryhen procedurat administrative dhe me pas të betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Qalaj kishte fituar 9160 vota, ndërsa Isak Shabani 8729 vota. Indeksonline