10:28 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / LB

Ipko bën ftesë për ofertim të furnizimit me panele solare për zyre qendrore

IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Furnizimi me panele solare për zyrën qëndrore të IPKO”.

Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme për ofertim mund të tërhiqen përmes kërkesës në emailin procurement@ipko.com, më 07 dhe 08 korrik 2022

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e mëposhtme, jo më vonë se 18.07.2022. Oferta duhet të jetë e futur në zarf apo ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

IPKO Telecommunications                                                                                    

Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34

10,000 Prishtinë.