12:30 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / LB

Limaj viziton klubin e futbollit FC Malisheva para ndeshjes më të rëndësishme të stinorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar futbollistët e FC Malishevës një ditë para ndeshjes më të rëndësishme që ky klub e zhvillon kundër Dukagjinit të dielen.

Në njoftmin e FC Malishevës thuhet se Limaj i ka përgëzuar lojtarët dhe i ka inkurajuar ata për ndeshjen kryesore për t’i ikur barazhit.

“Ai shprehi besim të plotë se të dielën, SË BASHKU, do t’ia dalim. Atmosfera elektrizuese dhe emocionet e fuqishme që sjell ky sport i bukur na ka bashkuar më shumë se kurrë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FC Malishevës.

Njoftimi i plotë:

Një tifoz i vendosur dhe i përkushtuar i FC Malishevës, 𝘇. 𝗙𝗮𝘁𝗺𝗶𝗿 𝗟𝗶𝗺𝗮𝗷 vizitoi sot skuadrën gjatë sesionit stërvitor të ditës së sotme. Z. Limaj ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komunës z. 𝗘𝗸𝗿𝗲𝗺 𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶 dhe zyrtarë tjerë.

Limaj i përgëzoi lojtarët dhe i inkurajoi ata dhe pohoi se ishte një sezon i VËSHTIRË, por i BUKUR.

Ai shprehi besim të plotë se të dielën, SË BASHKU, do t’ia dalim. Atmosfera elektrizuese dhe emocionet e fuqishme që sjell ky sport i bukur na ka bashkuar më shumë se kurrë.