15:08 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / LB

Malisheva e mund Prishtinën në “Liman Gegaj”

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në BKT Superligë e Kosovës.

Ekipi i Arsim Thaqit e ka nisur pozitivisht sezonin pranveror duke triumfuar ndaj skuadrës së Abdulah Ibrakovic në ndeshjen e zhvilluar në “Liman Gegaj”.

Ishte mesfushori Mërgim Pefqeli, i cili në minutën e 77-të ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një gol të bukur për 1-0, ndërsa Ilir Mustafa (90+) shënoi për 2-0.

Besnik Krasniqi (90+) nga penalltia ishte i saktë për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 24 pikë.