17:03 / E Premte, 27 Maj 2022 / MSH

Martohet futbollisti kosovar, Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Reprezentuesi i Kosovës këtë e ka bërë të ditur sot përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

“Zyrtarisht Z & Znj Hadergjonaj”, ka shkruar 27-vjeçari.

Kujtojmë se Hadërgjonaj nuk është grumbulluar te Kosova për ndeshjet e qershorit.