13:32 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

Max Travel me festival në shesh, prezanton ofertat e udhëtimit në Turqi

Max Travel është duke organizuar ditën e dytë të festivalit Max Fest, në të cilin po informohen qytetarët e Kosovës mbi ofertat për udhëtime në Turqi.

Rreth 30 përfaqësues të hoteleve turke në Stamboll, Antalia dhe Bodrum, po marrin pjesë në këtë festival të turizmit, për t’i njohur kosovarët më afër me ofertat e tyre.

Linda Ismajli, pjesë e ekipit të Max Travel, ka dhënë më shumë detaje lidhur me objektivat e këtij festivali.

“Jemi duke i informu qytetarët e Kosovës më shumë rreth hoteleve ku ata mund t’i kalojnë pushimet e kësaj sezone, por njëkohësisht edhe tu i prezantu ofertat tona për këtë vit. Ne kemi të përgaditura shumë oferta speciale për këtë festival, por njëkohësisht ka edhe surpriza të shumta, duke filluar nga disa dhurata të cilat i kanë sjellur hotelet prej Turqisë” deklaroi ajo.

Ismajli gjithashtu pohoi se në këtë festival do të organizohet edhe një koncert në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Nesër, prej orës 19, këtu në Sheshin “Zahir Pajaziti” i mirëpresim të gjithë qytetarët të cilët dojnë me dëgju dhe me u kënaq në maksimum. Përformues do të jenë Offchestra, Minatori, Yll Limani dhe shumë të tjerë” shtoi ajo.

Nesër do të jetë dita e fundit e këtij festivali.

No description available.