18:59 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / LB

Me caktimin e koeficientit, auditorëve të brendshëm iu ulet paga rreth 300 euro

Qeveria e Kosovës me Ligjin për paga dhe publikimin e vlerës se koeficientit, përveç, sistemit Gjyqësor, ia ka ulur pagat edhe auditorëve të brendshëm.

Auditorët e brendshëm në ministri dhe institucione tjera, ndonëse kishin paga ekuivalente dhe te barabarta mes tyre të rregulluara me Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, nga koeficienti 15 përkatësisht, paga bruto 950 euro, ka degraduar auditorët e brendshëm me koeficient 6.2, rrjedhimisht 651 euro page bruto.

Auditorët e brendshëm kane deponuar Ankese te Avokati i Popullit, pasi pretendojnë se janë diskriminuar me këtë koeficient, mirëpo deri më tani nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga Avokati i Popullit.