16:56 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / LB

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Kosovës e SHBA-ve, reagon Mehaj

armend mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka përshëndetur projektligjin e Senatit Amerikan, i cili, sipas Mehajt, parasheh bashkëpunim të ngushte mes Kosovës dhe ShBA-ve në fushën ushtarake.

“Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.