11:39 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / LB

Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Paraprakisht ndërmjetësuesit kanë zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiq.

Pas përfundimit të këtij takimi, është paralajmëruar një konferencë e Josep Borrell./IndeksOnline/