14:25 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / LB

PDK kritikon Kurtin për përfaqësim në Bruksel me fusnotë

Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 13 dhjetor seancën e re plenare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, pas mbledhjes tha se presin që të kenë dakordim sa i përket pikave që do të diskutojnë në seancë.

“Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00”, tha Tahiri para medieve.

Tahiri, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për përfaqësimin në Bruksel me fusnotë.