16:01 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / LB

QKUK deklarohet për gjendjen e të plagosurit në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Shefi Kuleta” në Fushë Kosovës.

Nga kjo përleshje një person ka mbetur i plagosur i cili është dërguar për tretman të mëtutjeshëm.

Në anën tjetër, në QKUK kanë bërë me dije për Indeksonline se gjendja e tij është stabile.

“Stabil është. Është i plagosur në regjionin femoral të djathtë”, kanë thënë nga QKUK.