21:09 / E Hënë, 10 Janar 2022 / LB

Rrokulliset autobusi me udhëtarë në një fshat të Ferizajt

Një autobus me udhëtarë është rrokullisur në fshatin Cernill të Ferizajt.

Një lexues i Indeksonline e ka dërguar një fotografi ku shihet autobusi i rrokullisur.

Në anën tjetër për këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit)me këtë rast janë lënduar 3 persona dhe janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”, ka thënë Kanun Veseli nga Policia e Ferizajt.