11:18 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / LB

Shqyrtimi i Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë, VV del me vendim pak para seancës

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila ka njoftuar se deputetët e këtij grupi nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet propozimi i rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Kusari-Lila në një konferencë për medie ka dhënë disa arsye për bojkotimin e kësaj seancë.

“Vlerësojmë se tendenca e PDK’së dhe AAK’së, që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e PK, por me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit”, tha ajo.