09:09 / E Diele, 19 Qershor 2022 / LB

Vdes në moshë të re vëllai i gazetarit Xhevdet Pozhari

Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ardoniti.

Pozhari ka thënë se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.

Xhevdet Pozhari ditë më parë kishte realizuar një intervistë pikërisht nga QKUK, ku ndodhëj tashmë i ndjeri në gjendje kome tash e disa muaj.

Postimi i plotë i Pozharit:

Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.Zoti e deshti pranë vetes, ëngjëllin tonë. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.Të pikëlluar, Familja Pozhari.