10:38 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / LB

Dështon mbledhja e Kryesisë/ Konjufca e cakton seancën: S’do të lejojmë shantazhet e Listës Serbe

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se përkundër nuk pati kuorum për të caktuar seancën e radhës, me mandatin që ja jep Kushtetua, ai në koordinim me nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në takim, kanë vendosur të caktojnë seancën e radhës.

Ai ka thënë se seanca është caktuar më 18 nëntor në orën 10:00.

I pari i Kuvendit, ka thënë se Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk pranojmë shantazh nga Lista Serbe. Simiqi po vjen këtu, dhe pastaj në momentin që po e sheh se bashkë me të jemi katër, ai po largohet që ne të mbesim tre, në mënyre që të mos mund të funksionoj kryesia e Kuvendit. Ai këtë e ka bërë edhe sot. Nëpërmjet kësaj Lista Serbe po don me tregu kushtëzim për institucionet  të Kosovës. Ky kushtëzim refuzohet”, ka thënë Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë.