13:15 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / LB

Rama bën ndryshime në qeveri, kush ikën dhe vjen

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sërish lëvizje në qeveri.

Në mbledhjen e sotme është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe në vendin e tij si zv/ ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Këshilli i Ministrave sot ka firmosur edhe disa vendime të tjera që pritet që të njoftohen nga vetë ministrat në orët në vijim./abcnews/