16:33 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Huawei prezantoi dy modelet e reja

Huawei prezantoi ditën e Mërkure dy telefonë të rinj Honor, 8X dhe 8X Max.

Telefonët vinë me ekran 6.5-inç dhe 7.12-inç respektivisht. Edhe paraardhësi Honor 7X kishte ekran të madh por lehtësisht të menaxhueshëm prej 5.93-inç.

8X dhe 8X Max përdorin raporte ekrani të gjëra që do thotë se janë më të gjatë sesa një telefon normal.
8X ka një notch trapezoid tradicional ndërsa “notch” i 8X Max është shumë më i vogël.

Në brendësi 8X vjen me procesor Kirin 710 ndërsa 8X Max me Snapdragon 636. Gjithashtu modeli më i vogël ka kamera dhe ekran me rezolucion më të lartë.

Temat: