22:39 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Huawei prezantoi një telefon me shinë

Marka e telefonëve Huawei të rangut të mesëm Honor prezantoi për herë të parë një telefon me shinë.

Në IFA në Berlin kompania prezantoi për publikun Honor Magic 2, një telefon me ekran pothuajse pa skaje dhe një kamër selfie e montuar në mekanizmin rrëshqitës.

Diçka të ngjashme kemi parë edhe në Oppo Find X por Magic 2 është diçka tjetër sepse shina zhvendoset manualisht si Nokia 8110.

Honor Magic 2 gjithashtu vjen me procesorin e ri të shumë përfolur të Huawei, Kirin 980.

Me markën Honor Huawei gjendet në pozita disi të vështira ndërsa përpiqet të inovojë por njëkohësisht të mos lërë në hije flagshipët e kompanisë.

Temat: