17:17 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Huawei vendos t’i “vjedhë” datën e prezantimit Samsungut

Huawei, prodhuesi i tretë në botë i smartfonëve është duke planifikuar që të mposht Samsungun duke u bërë gati ta lansoi modelin e parë të palosshëm në treg.

Telefoni i palosshëm, i cili mund të nisë në fillim të vitit 2019, thuhet se do të përdorë një ekran fleksibël OLED të bërë nga Grupi Teknologjik i Kinës BOE.

Telefoni i palosshëm i Huaëei mund të prodhohet vetëm në sasi të kufizuara deri në 30,000 njësi.

Vendimi për të përshpejtuar zbulimin e telefonit të palosshëm nga Huawei ka ardhur pasi ka marrë vesh se model të ngjashëm do të lansoi edhe Samsung. Huawei pritet që këtë model ta prezantoi në janar, ndërsa Samsung në mars./Indeksonline/

Temat: