75 Mall Live Search
12:40 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hulumtim: A i shkakton çokollata aknet?

Nëse pas ngrënies së një cope çokollate jeni ndier në faj, jo vetëm për kaloritë e marra, por edhe prej akneve që mund të shkaktojë, keni bërë gabim. Çokollata nuk shkakton akne!

Për një muaj rresht shkencëtarët u dhanë disa personave biskota që përmbanin çokollatë dhe disa të tjerëve biskota me çokollatë të rreme.

Ata konstatuan që nuk kishte asnjë ndryshim midis dy grupeve. As çokollata e as yndyra nuk kishin asnjë efekt tek aknet. Pretendimet që çokollata dhe ushqimi i yndyrshëm ndikojnë keq në lëkurën tuaj në fakt janë vetëm mite.

Dermatologë nga universiteti i “New York”-ut pohojnë se nuk ekziston asnjë dëshmi që grupi i caktuar i ushqimeve ndikon keq apo mirë në lëkurë, kështu që nuk ka as dëshmi që çokollata është shkaktar i parregullsive të padëshiruara në fytyrat tona.

Gjithashtu, ata thanë që edhe konsumimi i vajit bimor nuk shkakton akne, por nga ana tjetër aplikimi i tij në fytyrë mund të sjellë puçrra të padëshiruara. Por një dietë e lartë në yndyrna mund të rrisë prodhimin e sebumit, që rrit inflamacionin në trup që mund të çojnë në puçra fytyre.

Miti i çokollatave dhe akneve me sa duket është krijuar gjatë periudhës së gjimnazit, kur nga puberteti shfaqen aknet dhe këtë fenomen e kemi lidhur me konsumin e çokollatave dhe ëmbëlsirave të tjera. Por është e vërtetë se mbingarkesa e organizmin me produkte të ëmbla mund të çojë në uljen e konsumimit të frutave dhe perimeve.