18:04 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Hulumtuesi kosovar: Krejt çfarë kanë bërë institucionet e shtetit për skandalin e 2 milionëshit, një konferencë 5 minutëshe

Skandali i fundit në Kosovë, ishte ai i javës së kaluar, ku shtetit iu vodhën 2.1 milionë euro.

E për këtë, pronarit të kompanisë që ishte përfituese, Kadri Shalës, iu caktu masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, hulumutusi nga Instituti GAP, Bekim Salihu, i cili është njohës i ekonomisë, përmes një postimi në FB ka ironizuar me këtë skadal.

Ai ka thënë se krejt çfarë është bërë nga institucionet e shtetit, ka qenë një konferencë 5 minutëshe, derisa më shumë ka folur avokati i të dyshuarit për vjedhje.

Ky është postimi i Salihut:

Komuna e Hanit të Elezit që ka 10 mijë banorë ka buxhet për një vit 630 mijë euro për investime në rrugë, kanalizim, ujësjellës, objekte shkollore e shëndëtësore.

Në anën tjetër nga thesari janë vjedhur rreth 2.1 milionë euro apo sa ka Hani i Elezit buxhet për tri vite për investime kapitale.

Deri tani për krejt këtë skandal, institucionet e Kosovës kanë mbajtur një konferencë 5 minutshe për media, duke lënè kèshtu që në opinion më shumë të flas avokati i të dyshuarit për vjedhje se sa përgjegjësit e institucioneve, qofshin ata të sigurisë, prokurorisë, ministrisë apo kryeministrisë.