16:30 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020

Hulumtuesit shpjegojnë mënyrat për tua mësuar fëmijëve tuaj empatinë!

Çfarë është ndjeshmëria? Është thjeshtë të vendosësh veten në këpucët e dikujt tjetër. Po kupton se si dikush tjetër ndjen dhe reagon me veprime që mund të ndihmojnë në largimin e shqetësimit të tyre.

Disa fëmijë mund të kenë të vështirë të mësojnë  dhembshurinë, prandaj është me rëndësi që t’u mësohet atyre. Si ta bëni këtë?

Unik ua mëson disa mënyra;

Përgjigjuni tyre në pyetje mbi rastet kur duhet të ndjejnë dhembshuri!

Në cilat raste duhet treguar dhembshuri për të tjerët? Kjo është një pyetje, përgjigjet e së cilës duhet tia tregoni fëmijes tuaj. Ata duhet të dallojnë situatat kur në realitet një situatë është specifike dhe sjelljën që duhen të kenë karrshi saj.

Tregojuni atyre historia të caktuara

Mësimi më i mirë për fëmijet tuaj është të dëgjojnë rrëfime, histori me situata ndjeshmërie  që kanë kaluar të tjerët. Tregojuni atyre histori mbi njerëz të caktuar që kanë kaluar situata me dhimbje dhe ndjeshmëri.  Kjo do të ndihmojë fëmijën tuaj të bashkëndjejë dhe të pranojë ndjenjat e dikujt tjetër.

3.Mësoni ata të jenë të drejtë!

Fëmijët janë të njohur për të qenë spontanisht dashamirës dhe i dobishëm. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se fëmijët mund të kenë më pak gjasa të jenë dashamirës nëse ata shpërblehen materialisht për ta bërë këtë.Studime të tjera tregojnë se fëmijët kanë një gjasë më të madhe për të zhvilluar një ndjenjë të së drejtës dhe të gabuarës kur prindërit ose kujdestarët e tyre përdorin disiplinën induktive, një qasje që fokusohet në pasojat morale dhe shpjegimet racionale. Kjo është në kundërshtim me ndëshkimet e rënda dhe me rregullat arbitrare. Kjo I nxitë tek ta  ndjenjat e fajit dhe dhembshurisë.

Ndihmoni ata të kuptojnë emocionet që burojnë nga shprehjet e fytyrës!

Disa fëmijë, sidomos ata parashkollorë zakonisht keqinterpretojnë shprehjet e fytyrës.

Prandaj, ju mund t’u tregoni atyre fotografitë e njerëzve që zbulojnë emocione të ndryshme, duke përfshirë dhembjen, befasinë, zemërimin, lumturinë, frikën dhe trishtimin, dhe t’u mësojë atyre se ç’do të thotë. Kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve sociale me të cilat përballen për shkak të pamundësisë për të lexuar fytyrat.