23:17 / E Enjte, 07 Janar 2021 / A. A

Humanisti Ozil/ Ushqen mbi 100,000 njerëz të pastrehë dhe paguan operimin e 1 mijë fëmijëve

Ka një rreth një vit që Mesut Ozili nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Arsenalin, për shkak të problemeve me trajnerin Mikel Arteta.

Mesfushori gjerman me prejardhje turke, e ka shfrytëzuar këtë periudhë për t’ia treguar botës anën e tij humane.

Përmes projektit “BigShoe”, Ozili ka ndihmuar 1 mijë fëmijë në nevojë që të operohen, ndërsa ka ofruar ushqim për mbi 100 mijë njerëz të pastrehë, shkruan Indeksonline.

32-vjeçari ka premtuar se do të vazhdojë ndihmat në forma të ndryshme edhe gjatë vitit 2021.

/Indeksonline/