10:17 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Humb betejën me COVID, infermierja nga Peja

Listës së personave që nuk arritën t’i mbijetojnë virusit korona, i është shtuar edhe infermierja 63 vjeçare nga Peja, Shkurte Gecaj, transmeton IndeksOnline.

Ajo me ditë të tëra sikurse të gjithë infermierët e doktorët e tjerë po përballej direkt me pacientët e infektuar me Covid-19,  kishte disa ditë që ishte prekur nga ky virus.

Deputeti Veton Berisha ditë më parë kishte njoftuar se vjehrra e tij, që punonte si infermiere në Spitalin Rajonal Infektiv të Pejës, ishte prekur me koronavirus.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar Berisha ka njoftuar që ajo ka ndërruar jetë.

Njoftimi i tij: