16:52 / E Hënë, 04 Janar 2021 / Blerim

Humb jetën më moshën 65-vjeçare aktorja Tanya Roberts, e njohur për rolin e saj në James Bond

Humb jetën më moshën 65-vjeçare aktorja Tanya Roberts, e njohur për rolin e saj në James Bond

Aktorja Tanya Roberts ka humbur jetën ditën e djeshme. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ende nuk duhet se cili është shkaku i vdekjes së aktores.

Aktorja ka qenë e njohur për publikun nga filmi “James Bond: A vieë to a Kill”dhe seriali “That 70s Show”. Një nga miqtë e saj, Mike Pingel i pyetur nga CNN tha se ajo nuk vdiq nga Covidi. Më tej ai u shpreh se është i shkatërruar nga ky lajm dhe se do e marrë shumë malli për të.

“Jam shkatërruar, kemi qenë miq me Tanya për mbi 20 vjet. Ajo ishte plot energji dhe gjithmonë kemi kaluar një kohë të mirë së bashku. Ajo ishte me të vërtetë një engjëll dhe do të më marrë malli aq shumë,” tha ajo.

Roberts në 24 dhjetor është dërguar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos pasi pësoi një shembje gjatë një shëtitje që po bënte me qentë e saj.