12:35 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Humb jetën nëna me dy fëmijë në Bulqizë, u helmuan nga bombola e gazit

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën më Bulqizë.

Raportohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi nga bombola më shtëpi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Guri, në njësinë administrative Ostren.

Aktualisht policia po shkon drejt vendngjarjes.