13:07 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Humb kontrollin, duke shkruar mesazh në telefon, mbetet pa njërin krah

Një shofer, i cili në momentin kur po i jepte makinës  ishte duke shkruar mesazh në tel. , ka humbur kontrollin dhe makina e tij u rrokullis disa herë duke shkaktuar një aksident të tmerrshëm me veturat që vinin nga krahu tjetër.

Si pasojë e aksidentit burri u dëmtua dhe  mjekët për ta shpëtuar nga vdekja u detyruan t’ia prisnin krahun.

Kamera e vendosur brenda makinës shfaq momentin kur vetura në Brighton të Sussexit të Anglisë përplaset  me shtyllat e tabelave orientuese në rrugë.  

Sipas hetuesve të Policisë së Anglisë por edhe shoferit, gjithçka ndodhi si rezultat i shpërqendrimit dhe përdorimit të telefonit derisa po ngiste veturën.

Ai madje ka pranuar publikisht se në ato momente po dërgonte mesazh dhe se nuk e kishte parë çfarë po i dilte përpara, duke bërë që nga përplasja e fuqishme të rrokullisej.

Kjo video është publikuar nga policia si një shenjë ndërgjegjësimi për qytetarët e tjerë të cilët duhet  të tregojnë kujdes teksa janë në timon.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/09/23/4461695936054054593/960x540_MP4_4461695936054054593.mp4