11:04 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Humb një person me të meta psikike në Vushtrri

Një person nga Vushtrria ka dal nga shtëpia që tre ditë dhe ende nuk është kthyer.

Babai i tij e ka raportuar se djali i tij ka humbur, pasi ka dalë nga shtëpia që nga data 4 dhjetor dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, transmeton Indeksonline.

Ai ka cekur se djali i tij është me të meta psikike.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/